Shtrenjtohen dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri
- Për dy denarë do të shtrenjtohen dizeli EURODIZEL BS (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) prej sonte në mesnatë, ndërsa nuk ka ndryshim te çmimi i benzinave dhe mazutit, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE).
- Post By Sara Ademi
- 16:35, 14 qershor, 2024
Shkup, 14 qershor 2024 (MIA) - Për dy denarë do të shtrenjtohen dizeli EURODIZEL BS (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) prej sonte në mesnatë, ndërsa nuk ka ndryshim te çmimi i benzinave dhe mazutit, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE).
Çmimi i ri për një litër naftë do të jetë 73,50 denarë, ndërsa 72,5 denarë do të kushtojë vaji ekstra i lehtë 1. Benzina motorike EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të shitet për 80 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 për 82 denarë, ndërsa një kilogram mazut M-1 NS 43.639 denarë.
Me vendim të KRRE-së, bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.13 për qind krahasuar me vendimin e djeshëm.
Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë një rritje mesatare: për benzinat me 1,951 për qind, për dizelin 4,759 për qind, për vajin ekstra të lehtë 4,784 për qind dhe për mazutin 1,060 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e fundit sipas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më e lartë për 0,335 për qind, thekson KRRE në arsyetimin e vendimit të sotëm. sa/
foto: Arkivi i MIA-s