Shtatë zjarre janë aktive, katër janë nën kontroll, ndërsa pesë janë shuar
- Deri në orën 18:00 në territorin e tërë shtetit janë regjistruar gjithsej 16 zjarre në ambiente të hapuram orej të cilëve shtatë janë aktivë, katër janë nën kontroll, pesë janë shuar, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
- Post By Arta Bunjaku
- 20:28, 21 korrik, 2025
Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Deri në orën 18:00 në territorin e tërë shtetit janë regjistruar gjithsej 16 zjarre në ambiente të hapuram orej të cilëve shtatë janë aktivë, katër janë nën kontroll, pesë janë shuar, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
Zjarrfe aktive ka në territorin e komunave Vasilevë, Radovish dhe Berovë - fshati Niviçino, afër malit Goten dhe malet e Maleshevisë, ku po digjet pylli me drunj të ulët dhe vegjetacion i ulët, në komunën Makedonski Brod, afër fshatit Greshnicë, ku është kapluar pyll i prëzhier dhe vegjetacion i ulët dhe mes fshatrave Creshnevë, Lokvicë dhe Krapa.
Zjarre aktive ka edhe në komunën e Resnjës, afër fshatrave Shurlenci dhe Ezerani, komuna e Zhelinës - mes fshatrave Cerovo dhe Grupçin, komuna e Prilepit - fshati Shtavica, me përhapje drejt fshatrave Çumovo, Vollkovë dhe Prilepec dhe në Komunën e Shuto Orizarës, në rrugën "Bërsjaçka Buna" (vegjetacion i ulët).
Nën kontroll janë zjarret afër fshatit Nikoliq në komunën e Dojranit, në komunat Veles - mes fshatrave Xhidimirci, krushje dhe Ivankovci, komuna Gostivar - fshati Siminicë dhe në komunën e Prilepit - mes fshatrave Careviq dhe Smolani.
Janë shuar zjarret në komunat Kumanovë, Nagoriçan i Vjetër, Bërvenicë, Gostivar dhe në Dollnen. ab/
Foto: МIА arkivi