Shtatë persona e humbën jetën në përmbytjet në Pakistanin verior
- Të paktën shtatë persona E humbën jetën sot në përmbytjet në Pakistanin verior, deklaroi një përfaqësues zyrtar për një tjetër fatkeqësi që ka goditur rajonin e Himalajeve për shkak të eskalimit të ndikimit të ndryshimeve klimatike, njoftoi DPA.
Islamabad, 11 gusht 2025 (MIA) - Të paktën shtatë persona E humbën jetën sot në përmbytjet në Pakistanin verior, deklaroi një përfaqësues zyrtar për një tjetër fatkeqësi që ka goditur rajonin e Himalajeve për shkak të eskalimit të ndikimit të ndryshimeve klimatike, njoftoi DPA.
"Viktimat janë vullnetarë që po punonin për të restauruar një kanal ujësjellësi në një luginë malore në rajonin Gilgit-Baltistan, në të cilin ka përmbytje pas derdhjes së një liqeni akullnajor, deklaroi për DPA-në një shpëtimtar lokal Tahir Shah.
Të paktën gjashtë të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e afërt, shtoi ai.
Përmbytjet bllokuan autostradën që lidh Pakistanin me Kinën fqinje dhe i shkëputën disa fshatra malore nga rrugët për furnizim, theksoi përfaqësuesi lokal, Islam Udin.
"Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë te mijëra njerëz të bllokuar në vendbanimet e largëta ku takohen vargmalet Karakoram dhe Himalaja", deklaroi Harun Gul nga Agjencia pakistaneze për katastrofa.
Që nga fundi i qershorit, kujton DPA, përmbytjet dhe shirat e paparashikueshëm musone kanë marrë 312 jetë në të gjithë Pakistanin.
Rajoni verior i Pakistanit, i cili ka të paktën pesë maja më të larta se 8.000 metra, është përballur me fatkeqësi të përsëritura që lidhen me klimën vitet e fundit, duke përfshirë përmbytjet dhe derdhjen e liqeneve akullnajore, kujton DPA. ls/
Foto: EPA