• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Spitalet dhe pacentët në Gazë duhen mbrojtur patjetër

Shtëpia e Bardhë: Spitalet dhe pacentët në Gazë duhen mbrojtur patjetër

Uashington, 15 nëntor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë tha se "spitalet dhe pacientët duhen mbrojtur" si përgjigje të pyetjes për operacionin izraelit në spitalin "Al Shifa" në Gazë.

"Nuk do të komentojmë hollësisht për operacionin ushtarak izraelit. Siç tashmë kemi thënë, ne nuk mbështesim sulme ajrore në një spital dhe nuk duam të shofim të shtëna në spital, ku njerëz të pafajshëm e të sëmurë, të cilët kërkojnë ndihmë dhe gjenden mes shkëmbimit të zjarrit. Spitalet dhe pacientët duhet të mbrohen", thotë Bajden.

Presidenti amerikan, Xho Bajden dhe kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu "biseduan hollësisht për përpjekjet e vazhdueshme për lirimin e pengjëve të mbajtur nga Hamasi" gjatë bisedës me telefon dje pasdite, kumtoi Shtëpia e Bardhë. si/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR