• e diel, 22 dhjetor 2024

Shqiptohen 476 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 476 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Gjithsej 476 shoferë janë sanksionuar gjatë ditës së djeshme në kontrollin e përforcuar  aksional  të zbatuar nga Ministria e Punëve të Brendshme  në tërë territorin për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.

 Siç informon MPB,  37  shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 295 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 181 shoferë jashtë vendeve të banimit.

 "Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksohet në kumtesë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR