• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqiptohen 37 sanksione për autobus të cilët kryejnë transport të nxënësve, një shofer pa licencë

Shqiptohen 37 sanksione për autobus të cilët kryejnë transport të nxënësve, një shofer pa licencë

Shkup, 14 mars 2023 (MIA) - Në intervalin kohor nga ora 06:00 deri më 10:00 në territorin e vendit sot është realizuar kontrollim aksional i automjeteve të cilat kryejnë transport të fëmijëve, për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia deri në shkollë dhe nga shkolla deri në shtëpi, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Gjatë kontrollit është konstatuar një vepër penale sipas nenit 284-a të Kodit Penal për ngasjen e mjetit pa licencën e duhur. Poashtu janë sanksionuar 37 shoferë për shkak të kundërvajtjeve në trafik, kurse 14 automjete janë dërguar në kontrollim teknik të jashtëzakonshëm", njofton MPB.  

Kontrollimet në trafik për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

"Apelojmë deri te të gjithë personat t'i respektojmë rregullat dhe rregulloret në trafik dhe në këtë mënyrë së bashku të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë por edhe të sigurisë të të gjithë pjesëmarrësve në trafik", njofton MPB-ja. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR