• e mërkurë, 01 janar 2025

Shqiptohen 113 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e SPB Manastir

Shqiptohen 113 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e SPB Manastir

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Dje në periudhën prej orës 10 deri 16, në territorin e SPB Manastir është realizuar kontrollim i intensifikuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e lejuar të qarkullimit.

Gjatë këtij aksioni, siç kumtoi MPB,  janë sanksionuar 113 shoferë, prej tyre 29 e kanë tejkaluar shpejtësinë e  qarkullimit në vende të banimit kurse 84 jashtë vendeve të banimit. Për të gjithë shoferët të cilët kanë kryer kundërvajtje janë shqiptuar gjoba përkatëse.

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", thuhet në kumtesëln e MPB-së. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR