"Shpigel": Gjermania ka ende vetëm 20,000 predha artilerie me eksploziv të lartë
- Forcat e armatosura gjermane kanë ende vetëm rreth 20 mijë predha artilerie me eksploziv të lartë.
- Post By Sara Ademi
- 09:17, 20 qershor, 2023
Berlin, 20 qershor 2023 (MIA) - Forcat e armatosura gjermane kanë ende vetëm rreth 20 mijë predha artilerie me eksploziv të lartë.
Javorja gjermane "Shpigel" e publikoi këtë informacion duke i'u referuar dokumenteve të besueshme të Ministrisë së Mbrojtjes, të gatshëm ta bindin Komisionin për buxhet në lidhje me nevojën e furnizimit urgjent...
Siç është cituar, Armata gjermane duhet të bëjë rreth 230 mijë granata deri në vitin 2031, për ta plotësuar programin e NATO-s dhe të ketë mjaft municion artilerie për t'i bërë ballë 30-të ditëve luftime intensive.
Ministria gjermane e Mbrojtjes synon që në muajt e ardhshëm t'i paraqesë komisionit të buxhetit nëntë kontrata për prokurimin e përshpejtuar të municioneve të artilerisë dhe tankeve.
Vende të tilla si Gjermania nxituan t'i dërgojnë Kievit sasi të mëdha predhash artilerie prej 155 mm, të cilat përdoren nga obusët në Ukrainë pas sulmit rus në shkurt 2022, duke reduktuar rezervat për mbrojtjen e tij. sa/
foto: Arkivi i MIA-s