• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hoti: Qeveria e re e Kosovës duhet ta zbatojë Marrëveshjen e Uashingtonit, me Kurtin janë humbur katër vite

Hoti: Qeveria e re e Kosovës duhet ta zbatojë Marrëveshjen e Uashingtonit, me Kurtin janë humbur katër vite

Prishtinë, 8 nëntor 2024 (MIA) - Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e re e Kosovës duhet të kthejë fokusin tek marrëveshja e Uashingtonit. Hoti ka shkruar në profilin e tij se nisja e projekteve infrastrukturore është në interesin e Kosovës dhe qeveria e re duhet të nis menjëherë përgatitjen e planeve zbatuese dhe të sigurojë financimin bazë, për t’u futur më tej në negociata me partnerët strategjik për zbatim e financim të plotë të projekteve.

Deputeti i LDK-së dhe nënshkruesi i Marrëveshjes së Uashingtonit thotë se katër vite me Kurtin janë humbur, qindra miliona euro investime dhe mijëra vendeve të punës s’kanë ndodhur e s’janë krijuar.

“Projektet infrastrukturore të Marrëveshjes së Uashingtonit i tejkalojnë dimensionet ekonomike – ato janë çështja e sigurisë kombëtare dhe qëndrueshmërisë ekonomike afatgjate të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Pas krizës energjetike, projekti i gazit ka marrë dimensione të sigurisë kombëtare. Në anën tjetër, hekurudha për Durrës e bën Prishtinën nyje të dy porteve detare, të Selanikut dhe Durrësit dhe portë hyrëse infrastrukturore për më tutje në Ballkan dhe Evropën Qendrore.

Katër vite kanë humbur. Qindra miliona euro investime nuk kanë ndodhur e mijëra vende pune nuk janë krijuar. Kjo duhet të ndryshojë. Projektet infrastrukturore të Marrëveshjes së Uashingtonit i tejkalojnë dimensionet ekonomike – ato janë çështja e sigurisë kombëtare dhe qëndrueshmërisë ekonomike afatgjate të Republikës së Kosovës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR