• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden dhe Tramp me porosi të ndyshme për Krishtlindjet

Bajden dhe Tramp me porosi të ndyshme për Krishtlindjet

Uashington, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti aktual i SHBA-së, Xho Bajden dhe presidenti i sapozgjedhur, Donald Tramp kanë dërguar porosi të ndryshme me rastin e Krishtlindjeve.

Bajden u ka bërë thirrje amerikanëve në unitet, ndërsa Trampi i ka përshëndetur me një seri publikimesh në rrjetet sociale.

Porosia e Bajdenit është përcjellur me shëtitje në Shtëpinë e Bardhë, e stolisur për festat. Ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të harrojnë në mosmarrëveshjet.

"Kudo që të jeni në Botë, kujdesuni njëri për tjetrin", deklaroi Bajden, duke theksuar se shumë shpesh shohim tek të tjerët armiq, në vend se fqinj, bashkëkombas.  

Nga ana tjetër, Trampi ka publikuar urim të Krishtlindjeve me fotografi me bashkëshoreten Melania. Pastaj ka ndarë disa publikime, të cilat i përkrahin qëndrimet e tij politike.

Pas fotografisë me Melanian, vijuan një sërë publikime në mediumet tjera sociale, të cilat i përkrahin pozitat e tij politike për tema, siç janë nominimi kontrovers i Pit Hegsetit për sekretar të mbrojtjes ose deklaratat e Trampit për Grendlandën dhe Kanalin e Panamasë.

Një nga porositë sërish të publikuara e përqesh Barak Obaman dhe tregon fotografi të presidentëve Obama dhe Tramp në inaugurimin e Trampit në vitin 2017, të shoqëruar me fjalët: "Kur ta takoni në ceremoninë e juaj atë që ka thënë se asnjëherë nuk do të bëheni president". bsh/

Foto: EPA/Iks

QËNDRONI TË LIDHUR