Kryengritje në një burg në Mozambik: 33 të vdekur dhe arratisje masive të mbi 1.500 të burgosurve
- Në një kryengritje në një burg në kryeqytetin e Mozambikut, Mpauto, kanë vdekur 33 persona, 15 janë lënduar, ndërsa më shumë se 1.500 të burgosur kanë arritur të arratisen, deklaroi komandanti i policisë, Bernardo Rafael.
Maputo, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Në një kryengritje në një burg në kryeqytetin e Mozambikut, Mpauto, kanë vdekur 33 persona, 15 janë lënduar, ndërsa më shumë se 1.500 të burgosur kanë arritur të arratisen, deklaroi komandanti i policisë, Bernardo Rafael.
Nga ata që u arratisën, 150 janë arrestuar përsëri.
Mozambiku përballet me eskalim të trazirave të lidhura me zgjedhjet e diskutushme në tetor, që e vazhduan sundimin e partisë në pushtet Frelimo. Opozita pohon se zgjedhjet ishin të manipuluara.
Edhe pse Rafaeli fajësoi protestat antiqeveritare për kryengritjen, ministrja e Drejtësisë Helena Kida deklaroi se trazirat nisën brenda burgut dhe nuk kishin lidhje me protestat që zhvilloheshin jashtë. ls/
Foto: EPA