• e enjte, 26 dhjetor 2024

FAO: Muajin e kaluar është vërejtur rekord i lartë i çmimeve të produkteve ushqimore në botë

FAO: Muajin e kaluar është vërejtur rekord i lartë i çmimeve të produkteve ushqimore në botë

Romë, 8 nëntor 2024 (MIA) - Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) sot e pubikoi vlerën referenente të çmimeve botërore të ushqimeve në tetor të këtij viti, e cila arriti në nivelin më të lartë në 18 muajt e fundit, për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të vajrave bimore.

FAO ndjek ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të produkteve ushqimore, të cilat tregtohen në nivel global. Në bazë të kësaj u konstatua se indeksi i ushqimit arrin mesatarisht 127,4 pikë, që është dy për qind më shumë se shtatori dhe 5,5 për qind më i lartë se tetori i vitit 2023.

Në kumtesën e FAO-s theksohet se indeksi i çmimeve të vajrave bimore u rrit për 7,3 për qind në tetor, duke arritur maksimumin dyvjeçar. Ndërsa çmimi i drithërave muajin e kaluar ka shënuar rritje prej 0,9 për qind, ndërsa ndryshimi është shkaktuar nga rritja e çmimeve të eksportit të grurit dhe misrit.

Në çmimin global të grurit, sipas FAO-s, kanë ndikuar kushtet e pafavorshme të motit tek eksportuesit kryesorë në hemisferën veriore, vendosja e sërishme vlerës jozyrtare minimale të çmimit në Rusi, si dhe tensionet në rajonin e Detit të Zi. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR