• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shpallën të pafajshëm të akuzuarit në rastin "Thesari"

Shpallën të pafajshëm të akuzuarit në rastin

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Sasho Mijalkov, Goran Grujovski dhe Toni Jakimovski, të akuzuarit në rastin "Thesari", sot janë shpallur të pafajshëm për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorim të tyre nga një firmë nga Britania e Madhe. Për shkak të vjetërësimit absolut të procedurës është ndërprerë procedura kundër të akuzuarit Nebojsha Stajkoviq.

Sipas gjyqtares Imrane Selmani, e cila sot shpalli pafajësinë, të akuzuarit lirohen nga akuzat për shkak se prokurori publik nuk ka dëshmuar përtej njohurive të arsyeshme se kanë kryer veprën për të cilën akuzohen.

Në seancën e sotme, gjyqtarja ka sqaruar se në procedurën e përsëritur, Prokuroria ka ndryshuar aktakuzën me të cilën të akuzuarit ndiqen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, por sipas një paragrafi tjetër, në vend që ta shfrytëzojnë pozitën zyrtare, tani përndjekjen për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Ky do të jetë aktgjykimi i dytë për këtë rast pasi Gjykata e Apelit në Shkup i pranoi ankesat e të akuzuarve dhe në vitin 2022 e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë i cili ishte sjellë në vitin 2021.

Me aktgjykimin fillestar, për shumë çështje nga "keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit" ishin dënuar ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili u dënua me burg në kohëzgjatje prej tetë vjet, ndërsa shefi i Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Goran Grujevski, i cili gjykohej në arrati, ishte dënuar me dënimin me burg në kohëzgjatje prej 15 vjet. Ish ndihmësi i ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski, ish shef i kabinetit të Mijallkovit, u dënuan me burg nga 5 vjet.

Rastin e udhëheq gjykatësja Imrane Selmani, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori Artan Ajro. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR