• e shtunë, 05 tetor 2024

Shpërthime në Mitrovicë të Veriut, nuk ka informacione për të lënduar

Shpërthime në Mitrovicë të Veriut, nuk ka informacione për të lënduar

Prishtinë, 19 nëntor 2023 (MIA) - Tre shpërthime janë dëgjuar mbrëmë pas mesnate në Mitrovicë të Veriut, në vendin e njohur si "Tre rrokaqiejt", informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Burime nga ky rajon në veri të Kosovës, i banuar me shumicë serbe, deklaruan për mediat se shpërthimet ishin të fuqishme, por nuk ka informacione për dëme materiale dhe persona të lënduar. 

Supozohet se bomba dore ishin gjuajtur në Qendrën Kontrolluese për Automobië dhe te përmendorja e Car Llazarit në Mitrovicë të Veriut. 

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thonë se KFOR-i ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se banorët janë larguar nga objektet hotelierike të cilat janë në afërsi. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR