• e hënë, 26 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shoqata “Tradita” e realizoi aksionin për mbjelljen e fidanëve të reja në malin Sharr

Shoqata “Tradita” e realizoi aksionin për mbjelljen e fidanëve të reja në malin Sharr

Tetovë, 22 prill 2025

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”-Tetovë, në kuadër të fazës së dytë të projektit” “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës në malin Sharr - imperativ shoqëror”, e ka përmbyllur me sukses aksionin për mbjelljen e fidanëve të reja në territorin e Parkut kombëtar “Mali Sharr”. Aksioni në fjalë në kuadër të të cilit u mbollën 500 fidanë të reja, synon pyllëzimin e pyjeve; mbrojtjen nga erozioni; pastrimin e ajrit; rregullimin e regjimit ujor; përmirësimin e mikroklimës; pasurimin e biodiversitetit dhe krijimin e habitatit natyror për botën shtazore.

Aksione të kësaj natyre duhet të zhvillohen më shpesh sepse ndryshimet e thella të biodiversiteit në nivel global kanë pasoja për ekosistemin. Garantimi i biodivesitetit është një detyrë që na përket të gjithëve dhe ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së secilit prej nesh.

Dihet botërisht se biodiversiteti ka kontribuar në shumë mënyra në zhvillimin e kulturës njerëzore dhe shoqëria si e tillë ka pasur rol të dukshëm në formimin e diversitetit gjenetik të specieve dhe nivelit ekologjik. Projekti “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës në malin Sharr - imperativ shoqëror” realizohet nga Shoqata “Tradita” në kuadër të projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore (Korab-Koritnik-mali Sharr dhe Alpet Shqiptare), i mbështetur nga CNVP- PONT.

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”-Tetovë

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR