• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shoqata e biznesit në Shqipëri paralajmëron se rënia e euros rrezikon ta kthejë ekonominë në vitin 1992

Shoqata e biznesit në Shqipëri paralajmëron se rënia e euros rrezikon ta kthejë ekonominë në vitin 1992

Tiranë, 28 prill 2023 (MIA) - Shoqata e biznesit shqiptar, duke i përfshirë edhe  shoqatat eksportuese, prodhuese dhe të sektorit të turizmit ngrenë alarmin për efektet negative nga zhvlerësimi i lartë i monedhës europiane, njofton Ora Njuz.

Në letrën drejtuar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë  Delina Ibrahimaj, shoqatat, si: Proeksport Albania (PEA), Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, Shoqata e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA), Bashkimi i Industrialistëve në Shqipëri (BISH), Albanian Food Industry (AFI), Agrobiznesi Shqiptar dhe Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) theksojnë se rënia e euros në nivelet më të ulëta të ulëta historike rrezikon kthimi në një ekonomi të pastër importuese të ngjashme me atë të vitit 1992 nën efektet e “terapisë shock”.

Shoqatat e biznesit pohojnë se ky zhvlerësim i monedhës euro, ka dëmtuar shumë rëndë industrinë prodhuese, eksportuese dhe turizmin vendase duke drejtuar shumë subjekte drejt falimentimit dhe kërkojnë nga Banka Qendrore dhe Ministria e Financave normalizimin e gjendjes.

"Që nga fillimi i 2023-t, kursi i euros ka rënë me 2.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia e euros ka arritur në 7.6%. Ditën e martë rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun u thellua edhe shumë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 111.34 lekë, në rënie me 0.47 pikë krahasuar me ditën e hënë dhe duke prekur një minimum të ri historik. Agjentët e tregut të këmbimit valutor dëshmojnë për ofertë shumë të lartë të valutës së huaj dhe sidomos të euros", citon televizioni.

Kompanitë eksportuese edhe më parë kanë ngritur shqetësimin për humbjet që po ju shkakton nënçmimi sistematik i euros ndaj lekut, pasi ka çuar në rënie të qëndrueshme në të ardhurat e tyre. Për vitin 2022 humbjet e bizneseve eksportuese nga kursi i këmbimit llogariten në vlerën e 225 milionë eurove. sa/

FOTO: ORA njuz

QËNDRONI TË LIDHUR