• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sholc: Qëllimi i përbashkët i Francës dhe Gjermanisë është që ta mbajnë Evropën të fuqishme

Sholc: Qëllimi i përbashkët i Francës dhe Gjermanisë është që ta mbajnë Evropën të fuqishme

Paris, 25 prill 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se në thelb i mbështet masat e propozuara nga presidenti francez Emanuel Makron për krijimin e Evropës ekonomikisht më të fuqishme dhe më të sigurt, njofton DPA.

"Qëllimi i përbashkët i Francës dhe Gjermanisë është që ta mbajnë Evropën të fuqishme", tha Sholc sot pas fjalimit të Makronit paraprakisht ditën e njejtë në Paris.

"Fjalimi juaj përmban ide të mira për atë se si mund ta arrijmë këtë", shtoi Sholc në publikimin në rrjetin social Iks.

Në fjalimin e tij në Sorbonë, Makron paralajmëroi se Evropa tani përballet me rreziqe të mëdha dhe një "pikë kthese" në dekadën e ardhshme.

Ai bëri thirrje për një strategji të mbrojtjes së Bashkimit Evropian me një industri të përbashkët armësh dhe armatim të përshpejtuar të financuar nga fondet e BE-së për t'u përballë me kërcënimin e paraqitur nga Rusia.

Makron tha gjithashtu se politika tregtare duhet të rishikohet në dritën e politikës industriale dhe subvencioneve nga Kina dhe SHBA-ja për industritë e tyre kombëtare.

"Së bashku do ta çojmë BE-në përpara: politikisht dhe ekonomikisht", tha Sholc.  mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR