• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shmihal: Qeveria ukrainase do të formojë ekip për negociata për hyrje në BE

Shmihal: Qeveria ukrainase do të formojë ekip për negociata për hyrje në BE

Kiev, 16 shkurt 2024 (MIA) - Qeveria ukrainase që në gjysmën e parë të këtij viti do të formojnë ekip për negociata për hyrje në Bashkimit Evropian, njoftoi kryeministri i atij vendi, Denis Shmihal në seancë qeveritare. 

"Kemi kaluar rrugë të gjatë. Filluam negociatat për hyrje në BE. Është miratuar program katërvjeçar me vlerë 50 miliardë euro. Që në gjysmën e parë të këtij viti do të formojmë ekip ukrainas për negociata aderuese", deklaroi Shmihal.

Ai, gjithashtu, theksoi se Qeveria po përgatit Program kombëtar për harmonozim të legjislacionit ukrainas me ligjet e BE-së dhe se po punon për të zgjeruar udhëtimet "ekonomike" dhe "transportuese" pa viza. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR