Shmihal: E pranova ofertën për t'u bërë ministër i mbrojtjes për të ndihmuar Ukrainën
- Ministri i ri i Mbrojtjes i Ukrainës, Denis Shmihal, i shpjegoi arsyet e pranimit të këtij pozicioni, duke theksuar se qëllimi i tij është të ndihmojë forcat e armatosura të Ukrainës të fitojnë dhe t'i japin fund luftës.
Kiev, 30 korrik 2025 (MIA) - Ministri i ri i Mbrojtjes i Ukrainës, Denis Shmihal, i shpjegoi arsyet e pranimit të këtij pozicioni, duke theksuar se qëllimi i tij është të ndihmojë forcat e armatosura të Ukrainës të fitojnë dhe t'i japin fund luftës.
Në një intervistë për Bi-Bi-Si, Ukraina, Shmihal theksoi se ftesa për marrjen e Ministrisë së Mbrojtjes ka ardhur nga presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, i cili paraprakisht ia ofroi pozicionin kryeministër.
"Njëjtë si pozicionin e kryeministrit, pozicionin ministër i mbrojtjes e propozua presidenti Zelenski”, tha Shmihal, duke shtuar se e pranoi “sfidën” sepse, si ukrainas, beson se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa fitimi i luftës. ls/
Foto: EPA