Shkupi shpallet si kryeqytet evropian i kulturës për vitin 2028
- Shkupi si kryeqytet i Maqedonisë së Veriut sot është shpallur kryeqytet evropian i kulturës për vitin 2028 në një ceremoni në Shtëpinë e historisë evropiane në Bruksel.
- Post By Fami Bajrami
- 16:28, 20 shtator, 2023
Bruksel, 20 shtator 2023 (MIA) - Shkupi si kryeqytet i Maqedonisë së Veriut sot është shpallur kryeqytet evropian i kulturës për vitin 2028 në një ceremoni në Shtëpinë e historisë evropiane në Bruksel.
Në ceremoni midis tjerash, morën pjesë edhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska si dhe drejtoresha e Galerisë nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dita Starova Qerimi.
Shkupi u zgjodh si bartës i këtij titulli prestigjioz në konkurrencë me qytetin malazez të Budvës.