Prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski dha dorëheqje të parevokueshme
- Prokurori shtetëror publik, Ljupço Kocevski sot kumtoi se ka parashtruar dorëheqje të parevokueshme në funksion.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:35, 16 dhjetor, 2025
Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Prokurori shtetëror publik, Ljupço Kocevski sot kumtoi se ka parashtruar dorëheqje të parevokueshme në funksion.
Kocevski në konferencë për shtyp në PPRMV, e vlerësoi si vendim politik propozimin për shkarkimin e tij që duhet të shqyrtohet në mbledhjen e sotme të Kuvendit.
Tha se nga funksioni që e ka kryer më pak se dy vite "largohet krenar me kokën lartë, por edhe me zhgënjim për shkak të mosrespektimit të dukshëm të parimeve mbi të cilat shtrihet shteti juridik". Dëshmi për atë, siç theksoi, është ajo që madje sot në orën 10, një orë para mbledhjes së caktuar për shkarkimin e tij, i është dorëzuar ftesa për prani, ndërkaq nuk i është parashtruar as propozimi për shkarkim.
Kuvendi sot në mbledhjen e 76-të, duhet të diskutojë për Propozimin qeveritar për shkarkimin e Ljupço Kocevskit nga funksioni i prokurorit shtetëror publik.
Qeveria në Propozim thekson se shkarkimi i Kocevskit kërkohet për shkak të - gabimeve të mëdha të bëra profesionale gjatë kryesimit me Prokurorinë publike; paraqitjen e paautorizuar të informatave dhe të dhënave për lëndë gjyqësore me çka e ka shkelur obligimin për mbrojtje të fshehtësisë së procedurës së konstatuar me Ligj; shkelje të imazhit të Prokurorisë publike dhe imazhit të tij personale në tërësi duke mos vepruar në pajtim me obligimet e parapara në Kushtetutë, ligje dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën. ab/
Foto: printskrin