• e martë, 16 dhjetor 2025

U djeg një shtëpi në Negotinë

U djeg një shtëpi në Negotinë

Negotinë, 16 dhkjetor 2025 (MIA) - Një shtëpi është djegur paradite në qendër të Negotinës. Dhjetë zjarrfikës me tre automjete e kanë parandaluar zjarrin që të mos përhapet në rrethinën me banim të dendur, në të cilën në rrezik nga flakët e zjarrit kanë qenë edhe disa objekte. Disa prej tyre edhe kanë marrë flakë. Për fat të mirë, nuk ka pësuar personi i moshuar që ka jetuar në shtëpinë që është djegur.

Këtë informacion për MIA-n e konfirmoi Stole Atanasov, komandant i Njësitit territorial zjarrfikës.

"Intervenimi me kohë ka parandaluar një tragjedi më të madhe", nënvizoi Atanasov. mb/

Foto dhe video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR