• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shkupi i dëshiroi mirëseardhje trajnerit të ri turk, Xhihad Arsllan

Shkupi i dëshiroi mirëseardhje trajnerit të ri turk, Xhihad Arsllan

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) - Futbollistët e Shkupit prej sot do të punojnë nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Xhihad Arsllan.

Trajneri turk i futbollit në Çair vjen pas ndërprerjes së bashkëpunimit të Shkupit me trajnerin Goce Sedllovski.

"Kemi arritur marrëveshje me një nga trajnerët më me nam në kampionatin turk, Xhihad Arsllan, i cili gjatë karrierës së tij ka udhëhequr një nga skuadrat më të famshme të Superligës Turke, Bashakshehir. Vlen të theksohet se Arsllan udhëhoqi ekipin e Akhisar, që vjen nga një qytezë e vogël, me të cilën skuadër garoi edhe në Ligën e Evropës. Pikërisht paraqitjet e mira dhe pjesëmarrja në grupet e Ligës së Evropës dhe shumë suksese të tjera në futbollin turk, vendosën që të arrijmë marrëveshje me trajnerin Xhihad Arsllan. Gjithashtu mirëseardhje i dëshirojmë dhe Fevzi Lajiçit, të cilin e shohim si anëtar të familjes sonë bardhekaltër, i cili do të jetë pjesë e stafit teknik të trajnerit tonë. Shpresojmë që së bashku do të arrijmë suksese të mëdha përsëri. Në këtë rrugëtim do të ecim së bashku në plotësimin e ëndrrave tona", qëndron në kumtesën e Shkupit.

Pas 22 ndeshjeve në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkupi është në vendin e dytë me 42 pikë, katër më pak se lideri Struga. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR