• e premte, 05 dhjetor 2025

SHK "Vizioni M" organizon Javën Çame në Shkup

SHK

Shkup, 23 qershor 2025

Shoqata Kulturore "Vizioni M" – Shkup tashmë pesë vite me radhë është koorganizator i  aktiviteteve  të Javës Çame në Shkup e cila shënohet në përkujtim të gjenocidit çam, që këtë vit organizohet nën moton "Trëndafili i Çamërisë".

Në vigjilje të Javës Çame 2025 në Shkup, në kuadër të shënimit të 81 vjetorit të gjenocidit, ju ftojmë të ndiqni aktivitetet që do mbahen si në vijim:

1.  24 QERSHOR (E MARTË) – Tribunë: Zëri i të mbijetuarve, e vërteta e mohuar e genocidit të Çamërisë
Tribuna mbahet me fillim nga ora 18:00 në Hotel Bushi, ku paneliste janë Luljeta Progni, gazetare hulumtuese dhe redaktore, si dhe Admirina Peçi, gazetare hulumtuese dhe studiuese e çështjeve historike.

2.  25 QERSHOR –  (E MËRKURË) KARVAN ME VETURA TË ZBUKURUARA ME SIMBOLE ÇAME DHE KOMBËTARE
Karvani është paraparë të fillojë në ora 13:30 nga Bul. Hristijan Todorovski Karposh (pranë trafostacionit të SHA MEPSO) dhe të përfundojë pranë Sheshit “Skënderbeu”. 

SHK "Vizioni M"

___________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR