• e premte, 05 dhjetor 2025

Shkëndija fiton me përmbysje duelin me Shkupin

Shkëndija fiton me përmbysje duelin me Shkupin

Strugë, 15 nëntor 2025 (MIA) - Në ndeshjen nga raundi i 12-të i Ligës së parë futbollistike në Maqedoninë e Veriut, pasditen e sotme Shkëndija e ka mposhtur Shkupin me rezultatin 2:1.

Në ndeshjen në Strugë ku nikoqir ka qenë Shkupi, ekipi nga Çairi kaloi në epërsi në minutën e 57-të me golin e Luis Ribeiros.

Shkëndija barazoi përmes Imran Fetait në minutën e 72-të. Tetë minuta më vonë, Liridon Latifi vendosi rezultatin përfundimtar.

Shkëndija e cila është kampione në fuqi me 30 pikë ngjitet në vendin e 3-të të tabelës së LPFMV. Lider është Vardari me 33, Struga është e dyta me 32 pikë.

Shkupi është i fundit me vetëm një pikë të fituar.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR