• e diel, 29 shtator 2024

Shkëmbim rajonal për mbështetjen e kapaciteteve të shërbimeve hulumtuese parlamentare

Shkëmbim rajonal për mbështetjen e kapaciteteve të shërbimeve hulumtuese parlamentare

Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar në Kuvend sot do të mbahet Shkëmbim rajonal për mbështetjen e kapaciteteve të shërbimeve hulumtuese parlamentare në kuadër të Programit të Partneritetit Demokratik të Kongresit të SHBA-së.

Siç informojnë nga pres shërbimi parlamentar, me temën "Praktikat më të mira në procesin e përgatitjes së analizave dhe hulumtimeve" do të flasin Elif Vang, hulumtues, shërbimi për hulumtim dhe dokumentimit të Bundestauit, Gjermani, R. Sem Garet, specialist në qeverisjen kombëtare amerikane, shërbimi hulumtues i Kongresit të SHBA-së, Dejvid Smoll, analist politik në Departamentin e politikave sociale të brendshme, Shërbimi Hulumtues i Kongresit të SHBA-së.

 Me temën "Zhvillimi i sistemeve për menaxhim me kërkesa dhe informacione kthyese nga deputetët" do të flasin Ilija Milçevski, udhëheqës i Departamentit për hulumtime dhe analiza të përgjithshme, Instituti Parlamentar - Kuvendi dhe Andrea Kerstges, udhëheqës i departamentit, shërbimit për  hulumtim dhe dokumentacion të Bundestagut.

 Për "Mbështetjen e hartimit të politikave të bazuar në prova", do të flasin R. Sem Garet, specialist  i qeverisë kombëtare amerikane, Shërbimi hulumtues i Kongresit të SHBA-së dhe Dejvid Smoll, analist politik në Departamentin e politikës së brendshme sociale, Shërbimi hulumtues i Kongresit të SHBA-së. 

 Ndërsa, për “Përkrahjen e parlamenteve në mbikëqyrjen legjislative” do të flasë Zllatko Atanasov, udhëheqës i Institutit Parlamentarë, Kuvendi, ndërsa për "Procesin e kontrollit të objektivitetit të punimeve hulumtuese" Marta Krausova nga Instituti Parlamenta, Parlamenti i Çekisë dhe Frosina Doninovska - Susinov, këshilltar-studiues dhe analist i sistemeve politike moderne, Instituti  Parlamentar-Kuvendi. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR