• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shfaqje e aktores japoneze Shoko Ito në Fakultetin Filologjik

Shfaqje e aktores japoneze Shoko Ito në Fakultetin Filologjik

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Shfaqje e aktores japoneze Shoko Ito (Teatri ITO-GUMI) do të mbahet sot në Fakultetin Filologjik "Blazhe Koneski" (amfiteatri 3) në Shkup.

"Shoko Ito (伊藤組) është një regjisore teatre dhe filmi japonez, aktore dhe artiste vizuale me një karrierë mbresëlënëse ndërkombëtare: gjatë 35 viteve ka performuar në 80 vende, njoftoi dekani i Fakultetit Filologjik.

Ajo u diplomua në Universitetin Tama, në Katedrën për pikturë japoneze. Në vitin 1986, ajo themeloi teatrin ITO-GUMI, në të cilin kombinohen disa forma arti: monodramë, pikturë, video, muzikë tradicionale japoneze dhe kërcim. Loja e aktrimit e bazuar në skenarë origjinalë të Shoko Ito, i cili është një shkrirje e rakugos klasike dhe manga moderne, është vlerësuar shumë në mbarë botën. Ndër dramat e saj më të njohura janë: "Gejsha Samuraj", "Nobunaga Ona", "Gjyshe Samuraj", "Mjeshtri Shoko dhe Margarita", "Balekendan", "Qeni dhe macja".

Ajo është fituese e një sërë çmimesh për shfaqje teatrale, si dhe është aktive në skenën e filmit. Në filmin "Vizatimi i qiellit" luan 18 role. Filmi me metrazh të shkurtër “Momentum”, në të cilin luan Shoko Ito, është vlerësuar me 10 çmime ndërkombëtare. Shfaqja luhet me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis R Maqedonisë dhe Japonisë. ls/

Foto: printskrin

 

 
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR