• e shtunë, 27 korrik 2024

Shefi i diplomacisë kineze ka mbërritur në Moskë për të biseduar për Ukrainën

Shefi i diplomacisë kineze ka mbërritur në Moskë për të biseduar për Ukrainën

Moskë, 20 shkurt 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë kineze Vang Ji ka mbërritur në Moskë për të biseduar për planin e mundshëm të paqes për Ukrainën, shkruan sot gazeta ruse Komersant.

“Qëllimi kryesor i kësaj vizite është rritja e rolit të Pekinit në marrëveshjen për Ukrainën”, shkruan Komersant.

Në Konferencën vjetore të sigurisë në Munih javën e kaluar, Vang e akuzoi SHBA-në për shkelje të normave ndërkombëtare me sjellje "histerike".

Ai përsëri bëri thirrje për dialog dhe propozoi që vendet evropiane "të mendojnë me qetësi" për mënyrat për t'i dhënë fund luftës.

Vang tha gjithashtu se kishte "disa forca që dukshëm nuk duan që negociatat të kenë sukses ose lufta të përfundojë së shpejti", por nuk specifikoi se për kë e kishte.

Udhëheqësi kinez Si Xhinping, paralajmëroi që ministri i italian i Punëve të Jashtme javën e kaluar, do të mbajë një "fjalim paqeje" në përvjetorin e pushtimit të Ukrainës. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR