• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja sulmoi mbi 75 caqe të "Shtetit islamik" në Siri

SHBA-ja sulmoi mbi 75 caqe të

Uashington, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Ushtria amerikane goditi 75 caqe të "Shtetit islamik" në Siri për t'i parandaluar terroristët ta shfrytëzojnë destabilitetin në vend, deklaruan mbrëmë nga Komanda qendrore e forcave të armatosura të SHBA-së (CENTKOM).

"Forcat e CENTKOM më 8 dhjetor shkaktuan disa dhjetëra goditje të sakta ajrore me qëllim të shkatërrimit të kampeve të militantëve të SHI-së", thuhet në kumtesën e publikuar në "X".

Gjatë operacionit janë shkaktuar goditje ndaj 75 caqeve me bombardues strategjik B-52 të aktivizuar, gjuajtës F-15 dhe aeroplanët sulmues A-10.

Në kumtesë shtohet se goditjet janë shkaktuar "për të pamundësuar operacionet e grupacioneve terroriste dhe të garantohet se SHI nuk do të tentojë ta shfrytëzojë situatën rrjedhëse në vend në dobi të tyre".

Anëtarët e grupeve të armatorusra opozitare më 27 nëntor filluan sulme ndaj pozitave të forcave qeveritare në provincat Alepo dhe Idlib, Deri në fundjavë, ata arritën të marrin disa qytete të mëdha, ndërsa dje në mëngjes hynë në Dmask, pas çka forcat e armatosura të cilat ishin lojale ndaj Asadit, u tërhoqën nga kryeqyteti. Asad gjithashtu u largua nga vendi dhe sipas disa biromebe tani ndodhet në Moskë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR