• e enjte, 30 janar 2025

Veçernji list: Kroacia u kërcënua me pezullimin e vizave dhe lejeve të punës për shtetasit e Bangladeshit

Veçernji list: Kroacia u kërcënua me pezullimin e vizave dhe lejeve të punës për shtetasit e Bangladeshit

Zagreb, 29 janar 2025 (MIA) - Kroacia e ka pezulluar ose vështirësuar, por edhe u kërcënua me ndërprerje të dhënies së vizave dhe lejeve të punës për qytetarët e Bangladeshit, pasi ishte konfirmuar se vitin e kaluar janë lëshuar 12.400 viza dhe leje pune, ndërsa prej tyre 8.000 aspak nuk janë dhënë në Kroaci, shkruan Veçernji list i Zagrebit.

Nga 4.400 persona të cilët kanë mbërritur në Kroaci në vitin 2024, për momentin në vend punojnë vetëm 50 për qind.

Veçernji list shkruan se punëtorët e huaj i keqpërdorin vizat dhe lejet e punës që i japin legalisht me atë që aspak nuk vijnë në Kroaic, ku në fund u mbërrin bagazhi, ndërsa ata me viza shkojnë në një vend tjetër shengen.

Shkeljet e tilla të dispozitave të Ligjit për të huaj dhe keqpërdorimi i lejeve për qëndrim dhe viza janë vërejtur edhe te qytetarët nga India, Nepali, Filipinet dhe Egjipti, por në numër më të madh janë ata nga Bangladeshi, të cilët për momentin në Kroaci janë mes shtatë dhe tetë mijë.

Për këtë tani ka reaguar edhe Kroacia, shkruan Veçernji List, e cila në praktikë e ka ndërprerë dhënien e lejeve të punës dhe vizave, si dhe ka kërcënuar autoritetet e Bangladeshit me pezullim të përhershëm të dhënies së vizave dhe lejeve të punës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR