Nigeri, Mali dhe Burkina Faso tërhiqen nga EKOVAS
- Mali, Burkina Faso dhe Nigeri sot pas anëtarësimit 50-vjeçar tërhiqen nga Asociacioni ekonomik i shteteve të Afrikës Perëndimore (EKOVAS).
- Post By Arta Bunjaku
- 09:58, 29 janar, 2025
Dakar, 29 janar 2025 (MIA) - Mali, Burkina Faso dhe Nigeri sot pas anëtarësimit 50-vjeçar tërhiqen nga Asociacioni ekonomik i shteteve të Afrikës Perëndimore (EKOVAS).
Shtetet e Sahelit, të gjitha të kryesuara nga hunta, vendosën para një viti të tërhiqen nga blloku rajonal ekonomik, ndërsa sot hyn në fuqi edhe përkundër disa tentimeve për ndërmejtësim që ta ndryshojnë vendimin.
Marrëdhëniet mes tre vendeve dhe EKOVAS janë të tensionuara pas grusht shteteve në Mali (2021), Burkina Faso (2022) dhe Niger (2023).
Bamako, Ugadugu dhe Niami e akuzojnë EKOVAS-in, i cili i kritikoi për grusht shtetet dhe vendosi sanksione, se është nën ndikim të forcës së mëparshme koloniale - Francës. Tre shtetet tashmë gjithnjë e mët epër po i kthehen Rusisë.
EKOVAS përbëhej nga 15 vende me qëllim që të promovohet bashkëpunimi ekonomik mes vendeve-kandidate në mënyrë që të ngritet stndardi jetësor. Rreth 73 milionë njerëz e braktisin një prej unioneve më të mëdha rajonale ekonomike në Afrikë, përkatësisht 17 për qind prej rreth 440 milionë banorë në rajon. Me daljen e tyre për më shumë se gjysma ulet sipërfaqsja e EKOVAS-it. Tre vendet kontribuonin rreth 8 për qind nga prodhimtaria e përbashkët ekonomike.
Tre vendet janë mes 10 më të pazhvilluarave në botë edhe përkundër resurseve të tyre të mëdha natyrore, siç janë ari dhe uraniumi, të cilët më shpesh i gërmojnë kompanitë evropiane dhe veriamerikane.
Rrugët tregtare mileniume të vjetra të cilat kalojnë nëpër rajon,l përdoren, ems tjerash, edhe për kontrabandë të njerëzve dhe drogës drejt Evropës.
Që të tri vendet luftojnë edhe me grupe terroriste islamike. ab/
foto: Uikipedia