• e enjte, 04 korrik 2024

SHBA-ja sanksionon një kompani spiune që synonte gazetarë dhe përfaqësues qeveritar amerikanë

SHBA-ja sanksionon një kompani spiune që synonte gazetarë dhe përfaqësues qeveritar amerikanë

Uashington, 6 mars 2024 (MIA) - Minsitra amerikane e financave sot publikoi se ka sanksionuar dy persona dhe një kompani komerciale për spiunim softueri me seli në Greqi, të udhëhequr nga një ish-oficer ushtarak izraelit, që zhvillonte, udhëhiqte dhe shpërndante teknologjinë e përdorur për të shënjestruar përfaqësues qeveritarë amerikanë, gazetarë dhe ekspertë të politikave.

Sanksionet synojnë Konsorciumin Intelek, për të cilin SHBA-ja thotë se shiti dhe shpërndau softuer komercial spiun dhe mjete mbikëqyrjeje për fushata të synuara dhe masive të mbikëqyrjes.

Subjekte të tjera të lidhura me Intelek - duke përfshirë SHA Citrok  me bazë në Maqedoninë e Veriut, Citrok Holding ZRT me seli në Hungari dhe Talestris Limited me bazë në Irlandë - u gjobitën për përfshirjen e tyre në zhvillimin dhe shpërndarjen e pakos  së veglave të njohur si Predator.

Përfaqësues të administratës së Bajdenit deklaruan se kjo është hera e parë që Ministria e Financave të sanksionon njerëz dhe subjekte për keqpërdorimin e një spiun softueri.

Predator lejon përdoruesin të depërtojë në pajisjet elektronike përmes sulmeve pa klikim që nuk kërkojnë ndërveprim të përdoruesit që softueri spun të infektojë pajisjen. Softueri spiun, i përdorur në dhjetëra vende, mundësoi shkarkime të paautorizuara të të dhënave, gjurmimin e vendndodhjes dhe qasjen në të dhënat personale në pajisjet e komprometuara. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR