• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja prezantoi plan ndërkombëtar për fuzion bërthamor në KOP28

SHBA-ja prezantoi plan ndërkombëtar për fuzion bërthamor në KOP28

Dubai, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi special amerikan për klimën Xhon Keri sot e prezantoi planin ndërkombëtar për fuzion bërthamor, duke theksuar se teknologjia pa gazra të dëmshëm mund të jetë element kritik për të ardhmen energjetike në botë. 

Keri tha se plani përfshin 35 vende dhe përqendrohet në hulumtim dhe zhvillim, çështje me zinxhirin e furnizimit dhe rregullativës.

"Në fuzion ekziston potencial që në thelb të ndryshohet bota jonë", tha Keri në samitin klimatik të KB-së, KOP28 në Dubai.

Teknologjia e fuzionit ende është në zhvillim, por mund të ketë përparësi sa i përket centraleve të sotme me fuzion bërthamor, sepse nuk krijon mbeturina radioaktive. 

Britania e Madhe dhe SHBA-ja më 8 nëntor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në zhvillimin e fuzionit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR