SHBA-ja në mbledhjen e KS të KB e paralajmëroi Rusinë të ndërmarrë hapa drejt paqes
- – SHBA-ja në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara e paralajmëroi Rusinë që të ndërmarrë hapa të cilat çojnë drejt paqes dhe të takohet me përfaqësuesit e Ukrainës, ose do të përballet me sanksione të mundshme, informon sot “Gardian”.
- Post By Fitore Curri
- 11:53, 30 gusht, 2025
Nju Jork, 30 gusht 2025 (MIA) – SHBA-ja në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara e paralajmëroi Rusinë që të ndërmarrë hapa të cilat çojnë drejt paqes dhe të takohet me përfaqësuesit e Ukrainës, ose do të përballet me sanksione të mundshme, informon sot “Gardian”.
Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë së KB-së, e cila ishte thirr dje pasi në sulmet raketore të Kievit gjatë natës të së enjtes, 28 gusht, u vranë të paktën 25 persona, diplomati amerikan Xhon Keli tha se sulmet “hedhin dyshime mbi seriozitetin e dëshirës ruse për paqe” dhe kërkoi “sulmet ndaj zonave civile menjëherë të ndërpriten”.
Ai tha se presidenti rus dhe ukrainas, Vladimir Putin dhe Volodomir Zelenski, duhet të pajtohen në mbledhje dhe e përsëriti paralajmërimin e presidentit amerikan Donald Tramp se Uashingtoni mund të vendosë sanksione ndaj Rusisë, nëse vazhdon lufta në Ukrainë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s