UNICEF: Për herë të parë pas dy viteve materiale shkollore kanë hyrë në Gazë
- Fondi për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF) kumtoi se për herë të parë pas dy viteve e gjysëm ka arritur të dërgojë pako shkollore me materiale arsimore në Rripin e Gazës, pasi ato paraprakisht janë bllokuar nga autoritetet izraelite gjatë luftës në rajon.
- Post By Besnik Shuki
- 15:34, 27 janar, 2026
Gjenevë, 27 janar 2026 (MIA) - Fondi për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF) kumtoi se për herë të parë pas dy viteve e gjysëm ka arritur të dërgojë pako shkollore me materiale arsimore në Rripin e Gazës, pasi ato paraprakisht janë bllokuar nga autoritetet izraelite gjatë luftës në rajon.
Mijëra pako, të cilat përfshijnë lapsa, fletore dhe materiale tjerë, tanimë kanë hyrë në enklavë, informoi UNICEF-i.
"Në ditët e fundit kemi arritur të sjellim mijëra pako rekreative dhe qindra të a.q. shkolla në kuti. Presim që javën e ardhshme të dërgojmë edhe 2.500 pako shkollore, pasi ato tanimë janë miratuar", deklaroi zëdhënësi i UNICEF-it, Xhejms Elder.
UNICEF-i e rrit përkrahjen arsimore me qëllim që të përfshijë pothuaj gjysmën e fëmijëve të moshës shkollore - rreth 336.000 - me forma të ndryshme të mësimit. Për shkak të shkatërrimit masiv të objekteve shkollore gjatë luftës, mësimi kryesisht po zhvillohet nëpër tenda", deklaroi Elder.
Sipas vlerësimit më të ri satelitor të KB-së nga korriku, të paktën 97 për qind të shkollave në Gazë kanë pësuar nivel të caktuar të dëmtimit. bsh/
Foto: Arkiv