• e mërkurë, 28 janar 2026

Tramp: Pata një bisedë të shkëlqyer me presidentin sirian Al-Shara

Tramp: Pata një bisedë të shkëlqyer me presidentin sirian Al-Shara

Uashington, 27 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi sot se ka patur një bisedë të shkëlqyer me presidentin sirian Ahmed al-Shara.

Uashingtoni javët e fundit është angazhuar në diplomaci për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zgjidhje politike midis Forcave demokratike siriane (FDS) të udhëhequra nga kurdët, dikur një aleat kyç i SHBA-së dhe forcave qeveritare siriane.

Damasku dhe FDS arritën një marrëveshje një javë më parë për armëpushim katërditor në rajonin e Alepos, pasi forcat kurde lëshuan pjesë të territorit forcave qeveritare.

Ministria e Mbrojtjes së Sirisë, njoftoi të shtunën se ka vazhduar armëpushimin në të gjithë sektorët e operacioneve të Ushtrisë arabe siriane për një periudhë prej 15 ditësh.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR