• e mërkurë, 28 janar 2026

Rusia filloi me tërheqjen nga Siria

Rusia filloi me tërheqjen nga Siria

Damask, 27 janar 2026 (MIA) – Ushtria ruse filloi me tërheqjen nga bazat e saja në Sirinë verilindore, të cilat ende janë nën kontroll të “Forcave Demokratike Siriane” (FDS) të kryesuar nga kurdët. 

Luftëtarët e FDS-së deklaruan se rusët filluan me kthimin e pajisjes para disa ditëve, ndërsa FDS për momentin e siguron bazën ruse në afërsi të qytetit Kamishlli, transmetoi Beta. 

“Nuk dimë nëse destinacioni i ushtrisë ruse rus është Rusia ose baza ajrore Hmejmim. Ata janë edhe më tutje të pranishëm në Kamishlli dhe evakuohen hap pas hapi”, deklaroi një ushtar i FDS-së. 

Kremlini për momentin nuk i komentoi informacionet. 

Rusia ka marrëdhënie diplomatike me qeverinë e re të Sirisë, edhe krahas asaj që ish presidenti sirian Bashar al Asad, i cili u rrëzua në vitin 2024, është aleat i afërt i Moskës. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR