SHBA-ja dhe Belgjika negociojnë për një investim prej 800 milionë euro në bazën e NATO-s në Mons
- Kryeministri belg Bart de Vever dhe sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio sot në Bruksel kanë diskutuar për zgjerimin e bazës komanduese të NATO-s në Mons, njoftuan mediat belge.

Bruksel, 4 prill 2025 (MIA) - Kryeministri belg Bart de Vever dhe sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio sot në Bruksel kanë diskutuar për zgjerimin e bazës komanduese të NATO-s në Mons, njoftuan mediat belge.
Sipas informacioneve, zgjerimi është i domosdoshëm për shkak të rritjes së numrit të vendeve anëtare të Aleancës. Plani parashikon ndërtimin e dy ndërtesave të reja me vlerë 800 milionë euro, nga të cilat Belgjika do të sigurojë 155 milionë.
De Vever e përdori takimin për të paraqitur pikëpamjet e tij për kërkesat amerikane për një rritje graduale të shpenzimeve të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s deri në pesë për qind të PBB-së së tyre, si dhe për tarifat e reja që ka vendosur Uashingtoni.
Kryeministri belg, i cili dje në parlament i quajti këto masa “fatkeqësi për ekonominë botërore”, theksoi se “miqësia është e vështirë kur njëra palë poshtëron vazhdimisht tjetrën”. ls/
Foto: EPA