• e martë, 24 dhjetor 2024

SHBA: Safir al Adel është lideri i ri i Al Kaedës

SHBA: Safir al Adel është lideri i ri i Al Kaedës

Uashington, 16 shkurt 2023 (MIA) - Besohet se ekstremisti egjiptian Safi al Adel është lideri i ri i organizatës terroriste Al Kaeda, kumtoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Vlerësim i Uashingtonit "përputhet" me raportin e KB-së të publikuar para tre ditëve në Këshillin e Sigurimit të KB-së.

"Sipas raportit, duket sikur Adel për momentin është në Iran. Sa i përket prnaisë së tyre atje, ofrimi strehim për Al Kaedën është vetëm edhe një shembull për mbështetje të gjerë të Iranit për terrorizmin, aktivitetet e tij destabilizuese në Lindjen e Afërt dhe më gjerë", deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ned Prajs.

Në raportin e ekspertëve të KB-së ceket se Adel "tani de fakto është lider" i Al Kaedës, por nuk mund të shpallet lider për shkak se talebanët afganë nuk e njoin vdekjen e Ajman al Zavahirit nl kabul, si dhe praninë e Adel në Iran.

Al Kaeda, grup terrorist i cili e mori përgjegjësinë për sulmet e 11 shtatorit në SHBA, zyrzarisht është pa lider pasi që Zavahiri u vra në Afganistan gjatë sulmit ajror amerikan gushtin e kaluar. Zavahiri e mori funksionin në vitin 2011 pasi që Osama bin laden u vra nga forcat speciale amerikane në Pakistan.

Adel, ish-kolonel egjiptian, kërkohet nga FBI-ja për shkak të përzierjes në sulmet me bombë ndaj ambasadave amerikane në tanzani dhe në keni në vitin 1998.

FBI e përshkruan Adelin si "lider të lartë të Al Kaedës dhe prijës të Komitetit Hitin, i cili i udhëzon dhe koordinon aktivitetet transnacionale të grupit".

Qeveria amerikane ofron çmim prej 10 milionë dollarëve për informatë që do të çojë drejt arrestimit të tij. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR