• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA i bëri thirrje KS-së së KB-së për ta mbështetur planin e Bajdenit për armëpushim në Gaza

SHBA i bëri thirrje KS-së së KB-së për ta mbështetur planin e Bajdenit  për armëpushim në Gaza

Nju-Jork, 4 qershor 2024 (MIA) - SHBA mbrëmë apeloi te Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ta mbështesë planin prej tri fazave, të publikuar nga presidenti amerikan Xho Bajden, për t'i dhënë fund luftës në Gaza, lirimin e të gjit5ha pengjeve dhe dërgimin e ndihmës së madhe në territorin e shkatërruar, lajmëroi Beta.

Ambasadorja amerikane e KB-së, Linda Tomas Grinfild, deklaroi se SHBA e ka ndarë projekt rezolutën me anëtarët tjerë të Këshillit për Siguri  për ta mbështetur fundin e konfliktit që filloi me një sulm të papritur të Hamasit, më 7 tetor të vitit të kaluar, në jug të Izraelit, ndërsa në të cilin humbën jetën rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë.

"Liderë të shumtë dhe qeveri, duke i përfshirë edhe ata në rajon, e mbështetën planin dhe i bëjnë thirrje Këshillit për Siguri t'u bashkangjitet në thirrjen për zbatimin e kësaj marrëveshje pa shtyrje dhe pa kushte shtesë", citohet në deklaratën e ambasadores.

Projekt-rezoluta te e cila arritën mediat amerikane e përshëndet marrëveshjen e publikuar nga Bajdeni më 31 maj dhe i bën thirrje Hamasit "ta pranojë plotësisht dhe t'i plotësojë kushtet pa shtyrje dhe pa kushte". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR