• e diel, 22 dhjetor 2024

SHBA do t'i ndajë Ukrainës ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 125 milionë dollarë

SHBA do t'i  ndajë Ukrainës ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 125 milionë dollarë

Uashington, 23 gusht 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të dërgojnë 125 milionë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë, në kushtet e luftës së saj të vazhdueshme me Rusinë.

Sipas burimeve në administratën e presidentit Xho Bajden, pakoja e ndihmës përfshin sisteme të ndryshme të mbrojtjes, duke përfshirë raketa për mbrojtje ajrore, municione për sistemet HIMARS, raketa kundër autoblindave, teknologji për anti-dronë dhe raketa "Xhavelin".

Burimi i cili në një deklaratë për AP kërkoi të mos përmendet emri për shkak se pakoja e ndihmës ende nuk është publikuar zyrtarisht, deklaroi se kjo ndihmë do të përdorë autoritetin presidencial për të marrë armë nga rezervat e Pentagonit, transmeton Njusvik. Publikimi zyrtar ka të ngjarë të ndodhë më vonë këtë javë, duke pasur parasysh atë që nesër Ukraina feston Ditën e pavarësisë.

Kjo ndihmë është pjesë e mbështetjes së SHBA-së ndaj Ukrainës e cila nga fillimi i invazionit rus në shkurt të vitit 2022 ka tejkaluar 55.7 miliardë dollarë. rq/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR