• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shaqiri: Ne i motivojmë kompanitë që të mbajnë stafin e ri në vend

Shaqiri: Ne i motivojmë kompanitë që të mbajnë stafin e ri në vend

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Si Qeveri vazhdimisht punojmë për përmirësimin e cilësisë së jetës, veçanërisht për të rinjtë, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në debatin e sotëm publik me temën "Emigrimi i të rinjve me arsim të lartë: A po përgatit RMV-ja fuqinë punëtore për vendet e BE-së?”.

Duke theksuar rëndësinë e debatit të organizuar nga Forumi për ndryshimet në arsim, Shaqiri tregoi se disa studime, si ai i Bankës Botërore nga viti 2020, tregojnë se ka një volum në rritje të migrimit të fuqisë punëtore shëndetësore nga vendi ynë, nga Serbia dhe Kroacia në Gjermani.

"Bashkë me Ministrinë e Ekonomisë po zhvillojmë një pako masash. Si pjesë e asaj pakoje masash ekonomike, le të gjejmë një mënyrë për të motivuar kompanitë që të mbajnë staf që kanë përfunduar arsimin praktik. Por edhe si të gjendet mënyra, përveç motivimit, që një pjesë e pagave të jetë më e lartë se ato ekzistuese që ofrohen në tregun e punës", ka sqaruar Shaqiri.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai theksoi se për herë të parë këtë vit kemi tashmë njëqind tituj të miratuar për tekste shkollore për lëndët e arsimit profesional.

"I jam mirënjohës Komisionit Kombëtar, i cili këtë periudhë ka miratuar më shumë se njëqind tituj nga lëndë të ndryshme profesionale", tha Shaqiri.

Ministri informoi se janë siguruar mjete buxhetore për tekstet shkollore në arsimin fillor, një pjesë në arsimin e mesëm dhe për herë të parë pas dhjetë vitesh dhe 26 kemi tekste të shtypura në arsimin profesional.

"Ndërsa, kështu si do të fillojmë, tani jemi më të avancuar për faktin se tashmë kemi tekste shkollore të miratuara për klasën e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë dhe jemi në proces për klasën e gjashtë. Pres që një pjesë e mirë e teksteve shkollore në arsimin e mesëm, të mos them shumica e atyre që janë miratuar, të shtypen", tha Shaqiri/

Ai theksoi se për vitin e ardhshëm nuk do të mungojë asnjë teskt shkollorë për arsimin fillor dhe të mesëm dhe të gjithë do të dorëzohen në kohë nga 1 shtatori. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR