• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shalenberg, Lipavski dhe Vllahovski për vizitë në vendin tonë, do t'i transmetojnë qëndrimet zyrtare të BE-së për dosjen euro-inkuadruese të vendit

Shalenberg, Lipavski dhe Vllahovski për vizitë në vendin tonë, do t'i transmetojnë qëndrimet zyrtare të BE-së për dosjen euro-inkuadruese të vendit

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Tre ministra në format "Slavkov" apo "Austerlic": ministri austriak i Punëve të jashtme, Aleksandar Shalenberg, minsitri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavski dhe minsitri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski nesër do të qëndrojnë për vizitë në vend.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), tre shefat e diplomacive janë autorizuar nga përfaqësuesi i lartë për punë të jashtme i BE-së, Zhozep Borel për t'i transmetuar qëndrimet zyrtare të BE-së lidhur me çështjet e dosjes sonë euro-inkuadruese.

Përveç takimit me nikoqirin, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, është paraparë tre ministrat të priten nga presidenti, Stevo Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të takohen edhe me liderin e opozitës, ndërkaq do të kenë takime të ndara edhe me deputetë të opozitës dhe të koalicionit në pushtet. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR