Shërbimi i inteligjencës në Danimarkë: Kërcënimi nga terrorizmi në vend po rritet
- Kërcënimi nga terrorizmi në Danimarkë dhe kundër interesave të saj jashtë vendit është rritur, kumtoi sot shërbimi i inteligjencës së sigurisë (PET).
- Post By Fami Bajrami
- 12:23, 21 mars, 2024

Kopenhagë, 21 mars 2024 (MIA) - Kërcënimi nga terrorizmi në Danimarkë dhe kundër interesave të saj jashtë vendit është rritur, kumtoi sot shërbimi i inteligjencës së sigurisë (PET).
Siç qëndron në raport, konflikti në Gazë midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit, si dhe seria e incidenteve vitin e kaluar në të cilat janë djegur kopjet e Kuranit, librit të shenjtë islam, kontribuuan në përkeqësimin e situatës së sigurisë.
Agjencia thotë se PET ka ruajtur vlerësimin e përgjithshëm të nivelit të kërcënimit në katër që është i dyti në shkallën nga një deri në pesë, por tha se rreziqet në kuadër të atij niveli janë rritur. rq/