• e enjte, 27 qershor 2024

Shënohet dita e Komandës për Operacione

Shënohet dita e Komandës për Operacione

Shkup, 15 tetor 2023 (MIA)- Pjesëtarët e Komandës për Operacione (KO) sot me ceremoni ushtarake në kazermën "Boro Menkov" në Kumanovë do ta shënojnë ditën e njësitit. 

Në ceremoni në praninë e shefit të shtatmadhorisë, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski, do të flasin ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe komandanti i KO, gjenerali i brigadës, Besnik Emini.

Pritet të marrin pjesë edhe zëvendësi i ministres së Mbrojtjes, Tiron Jajaga, zëvendësi i shefit të shtatmadhorisë, gjeneral major Azim Nuredin, sekretari shtetëror në MM, Vladimir Ançev, drejtori i shtatmadhorisë, gjenerali i brigadës Simeon Trajkovski, përfaqësues të kabinetit të presidentit, gjeneralët në Armatë, ish koamndantë të kësaj komande, përfaqësues nga kori ushtarak diplomatik dhe komanda e SIBRIG, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe shtatmadhorisë, si dhe përfaqësues nga vetqeverisja lokale dhe institucione me të cilat bashkëpunon kjo komandë.

Komanda për Operacione është bartëse e traditës së formimit të shtabit të kryengritjes maqedonase-kresnase në fshatin Kresnë më 17 tetor 1887, e cila njëherësh është dita kur është ngritur kryengritja si një nga ngjarjet e rëndësishme historike mbi të cilat bazohen traditat e Armatës. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR