• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtyhet gjykimi për rastin e vauçerëve sportiv të ARS-së

Shtyhet gjykimi për rastin e vauçerëve sportiv të ARS-së

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Gjykimi për rastin e vauçerëve sportiv të Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) është shtyrë për më 9 korrik, pasi në seancën e parë sot nuk u paraqit i akuzuari i parë Darko Kaevski.

Siç informoi avokati i tij, Petre Shilegov, Kaevski është duke u trajtuar në shtëpi pas një operacioni në tetivë.

Në rastin, përveç Kaevskit, të akuzuar janë edhe drejtori i ARS-së Naumçe Mojsovski dhe kryetari i Komitetit olimpik të Maqedonisë Daniel Dimevski, pastaj Ognen Stojanovski, Gjorgi Tasev, Natasha Smilevska, Bejtula Emini, Drilon Lleshi, Mijazi Elmazov, Ivan Minovski, Daniel Karov dhe Sasho Popovski.

Sipas informacioneve të Prokurorisë publike, duke vepruar në bazë të iniciativës së dorëzuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), prokurori publik kompetent ka ngritur aktakuzë kundër 12 personave për veprat penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe "punë të papërgjegjshme”.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Lidija Raiçeviq.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR