Senatori amerikan Bob Menendez dha dorëheqje
- Senatori amerikan Bob Menendez dha dorëheqje pasi që paraprakisht mbrëmë komiteti etik i Senatit amerikan e ka bërë hapin e parë për revizion që mund të sjell deri te përjashtimi i tij nga Senati.
- Post By Besnik Shuki
- 07:26, 24 korrik, 2024
Uashington, 24 korrik 2024 (MIA) - Senatori amerikan Bob Menendez dha dorëheqje pasi që paraprakisht mbrëmë komiteti etik i Senatit amerikan e ka bërë hapin e parë për revizion që mund të sjell deri te përjashtimi i tij nga Senati.
Dorëheqja e Menendezit do të hyjë në fuqi më 20 gusht.
Senatori Menendez paraprakisht iu kundërshtua thirrjeve për dorëherqje, duke përfshirë edhe nga guvernatori i Nju-Xhersit, shtetit të tij të lindjes, dhe liderit të shumicës në Senat, Çak Shumer, pasi u dënua për 16 vepra penale, duke përfshirë edhe ryshfet, para gjykatës federale Nju-Jork. bsh/
Foto: MIA arkiv
фото: МИА архива