"Selaniku në heshtje për Koçanin" - saktë në mesditë tubim në sheshin e Selanikut "Aristotel" për nder të viktimave
- Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë dhe studiojnë në Selanik, saktë në mesditë organizojnë tubimin "Selaniku në heshtje për Koçajnin" në sheshin qendror "Aristotel", për t'iu shprehur respekt viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën "Puls", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:39, 22 mars, 2025

Athinë, 22 mars 2025 (MIA) - Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë dhe studiojnë në Selanik, saktë në mesditë organizojnë tubimin "Selaniku në heshtje për Koçajnin" në sheshin qendror "Aristotel", për t'iu shprehur respekt viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën "Puls", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Qytetarët e Maqedonisë të cilët e inicuan nismën, për MIA-n zbulojnë se planifikojnë heshtje 60-minutëshe, nga një minutë për të gjitha 50 viktimat të cilët tragjikisht e humbën jetën në diskotekën "Puls", por edhe një minutë për shoferin e ndihmës së shpejtë, i cili ndërroi jetë pasi që barti një numër të madh të personave të lënduar.
Plot[sisht, në kujtim të viktimave do të ketë edhe tullumbace të zeza, ndërsa përmes rrjeteve sociale publikuan thirrjen "Selaniku solidarizohet me Koçanin".
"Si një prej qyteteve të prekura, ku të lënduarit po mjekohen, ju bëjmë thirrje të na bashkangjiteni në shprehjen e ngushëllimit më të thellë për jetët e humbura, për të lënduarit dhe familjet e tyre. Mblidhuni me ne në momentin e heshtjes për t'iu shprehur respekt kujtimit të tyre dhe të tregojmë mbështetje", shkruan në thirrjen për tubimin.
Ideja për tubimin lindi pasi që të lënduarit e parë arritën për mjekim në Selanik dhe jehonës së madhe për ndihmë të maqedonasve të cilët jetojnë në këtë qytet grek.
Thirrjen për heshtje në Selanik për viktimat e Koçanit, e transmetuan edhe disa mediume greke, para së gjithash portalet informative, por edhe televizioni shtetëror ERT.
Tubimi është caktuar për në orën 12 sipas kohës lokale në shheshin "Aristotel".