Seanca konstituive e përbërjes parlamentare 2024-2028
- - Sot në orën 11:00 në Kuvend duhet të fillojë seanca në të cilën do të konstituohet përbërja e re parlamentare. Në rendin e ditës të seancës janë katër pika, përkatësisht përzgjedhja e Komisionit Verifikues, Verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj, përzgjedhja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, si dhe përzgjedhja e Kryetarit të Kuvendit. Seanca konstituive, sipas Rregullores së re, zgjat maksimumi tri ditë dhe Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sipas njoftimeve për kryetar të Kuvendit do të propozohet Afrim Gashi nga Alternativa, pjesë e koalicionit Vlen.
- Post By Fitore Curri
- 09:25, 28 maj, 2024
Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Sot në orën 11:00 në Kuvend duhet të fillojë seanca në të cilën do të konstituohet përbërja e re parlamentare. Në rendin e ditës të seancës janë katër pika, përkatësisht përzgjedhja e Komisionit Verifikues, Verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj, përzgjedhja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, si dhe përzgjedhja e Kryetarit të Kuvendit. Seanca konstituive, sipas Rregullores së re, zgjat maksimumi tri ditë dhe Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sipas njoftimeve për kryetar të Kuvendit do të propozohet Afrim Gashi nga Alternativa, pjesë e koalicionit Vlen.
Kuvendi do të ketë 120 deputetë, por në seancë pritet të marrin pjesë vetëm 118 për shkak se mandatet e tyre tashmë janë konfirmuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe atyre u janë lëshuar certifikatat. Procedurat e ankimimit janë ende në vazhdim për dy mandate që u rivotuan të mërkurën e kaluar.
Në përbërjen e re parlamentare koalicioni "Maqedonia juaj" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja ka më së shumti deputetë - 58, koalicioni “Për një të ardhme evropiane” të udhëhequr nga LSDM-ja ka 18 deputetë, koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja ka po aq deputetë 18, koalicioni “Vlen” ka 14, “E majta” gjashtë dhe “ZNAM” gjashtë deputetë.
Procedurat e ankimimit për rivotimin e fundit në fshatin Llërcë të Zhelinës janë ende në vazhdim dhe nuk dihet nëse “Vlen” do ta mbajë këtë mandat. Për shkak të kandidimit për kryetar të Kuvendit, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga posti drejtues në Alternativa, e cila është pjesë e Koalicionit “Vlen”. Bilal Kasami, kryetari i Lëvizjes BESA, pjesë e këtij koalicioni dhe kryetar i Komunës së Tetovës, nga ana tjetër ka hequr dorë nga mandati i deputetit dhe ka kërkuar që në seancën e sotme të mos verifikohet.
Deputet nga VMRO-DPMNE janë Hristijan Mickoski, i cili pritet të jetë mandatar në qeverinë e re, Gordana Koçovska Dimitrievska, Sinisha Stojanovski, Beti Stamenkovska, Toni Jarevski, Ivan Zhivkovski, Ljupço Prenzov, Marija Miteva, Ivanka Vasilevska. Vllado Mijasllovski, Zhaklina Peshevska, Boban Nikolovski, Bojan Stojanovski, Karolina Naskovska, Zoran Kocevski, Brane Petrushevski, Dragan Kovaçki, Nikola Micevski, Rashela Mizrahi, Igor Zdravkovski, Blagica Llasovska, Mile Lefkov, Daniela Hristova, Marija Petrushevska, Dushko Ivanov, Aleksandar Jamalov, Dragana Bojkovska, Emil Spasovski, Dragana Arsova, Aleksandar Nikolloski, Antonijo Milloshoski, Eli Panova, Dejan Prodanoski, Zoran Jovançev, Angelinka Petkova, Petar Risteski, Zllatko Penkov, Monika Risteska, Julia Tusheva, Zhan Dërvoshanov, Petar Markov, Biljana Kuzmanovska, Gjorgjija Sajkoski, Olga Lozanovska, Sasho Donev, Pece Milevski, Jovan Jauleski, Lidija Petkovska, Mevmed Xhaferi, Kire Bozhinovski, Silvana Angelevska, Gracija Bakraçevska, Dafina Stojanoska, Aleksandar Velkanovski dhe Valentina Marçevska dhe deputetë të tjerë nga koalicioni.
Nga LSDM-ja, nga ana tjetër, deputetë janë: Dimitar Kovaçevski, Monika Zajkova, Daniela Nikolova, Oliver Spasovski, Fatmir Bytiqi, Sanja Llukarevska, Ljupço Nikolovski, Goran Misovski, Bllagoj Boçvarski, Venko Filipçe, Jovanka Trençevska, Mile Talevski, Sonia Mirakovska, Borçe Cvetkov Jovan Mitreski, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, Mitko Trajçuleski dhe Sllavjanka Petrovska.
Deputetë nga radhët e BDI-së do të jenë Blerim Bexheti, Ilir Hasani, Sadulla Duraku, Skënder Rexhepi, Diana Toska, Elmi Aziri, Ziadin Sela, Musa Xhaferi, Arbana Pasholi, Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Ilire Dauti, Menduh Taçi, Rina Ajdari, Bejxhan Iljas, Ilir Demiri, Sali Murati dhe Fatmire Isaki.
Deputet nga koalicioni Vlen janë Izet Mexhiti, Bekim Sali, Afrim Gashi, Rijad Shaqiri, Merita Kolçi – Koxhaxhiku, Salim Sulejmani, Bilal Kasami (i cili hoqi dorë dhe kërkoi të mos verifikohet mandati i tij), Bekim Qoku, Mimoza Musa, Halil Snopçe, Fatmir Limani, Saranda Imeri-Stafai dhe Sadik Sulejmani.
E majta dhe ZNAM kanë nga gjashtë deputetë. Deputetët e Levicës janë Dimitar Apasiev, Borislav Kërmov, Rexhep Ismaili, Amar Meçinoviq, Sashko Jançev dhe Jovana Mojsoska. Deputetët e ZNAM-it, e cila do të bëhet pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës, janë Boban Karapejovski, Daniel Stojçevski, Daniela Belimova, Pavle Arsoski, Mile Cekov dhe Vesna Bendevska.
Seanca konstituive do të drejtohet nga deputetja më e vjetër, Merita Kolçi Koxhaxhiku.
Seanca konstitutive u konvokua nga kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski dhe do të kryesohet nga deputetja më e vjetër, Merita Kolçi Koxhaxhiku. Me këtë përbërje parlamentare nis aplikimi i Rregullores së re të Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit e njofton Presidentin e Republikës për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.
Kryetari i seancës së parë emëron dy nga deputetët e zgjedhur, të cilët, sipas nevojës, e zëvendësojnë në kryesimin e seancës. Kryetari u seancës përcakton numrin e deputetëve të zgjedhur të pranishëm duke thirrur deputetët e zgjedhur.
Kuvendi mund të konstituohet nëse në seancë marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur.
Pas vendosjes së kuorumit, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit Verifikues të Kuvendit. Mandati i deputetëve verifikohet nga Kuvendi në seancën konstituive me propozim të Komisionit Verifikues, i cili zgjidhet me propozimin e kryetarit.
Komisioni verifikues përbëhet nga një kryetar dhe katër anëtarë, nga radhët e deputetëve që u përkasin partive të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend.
Në bazë të raportit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjen e secilit deputet, Komisioni Verifikues i paraqet Kuvendit raport me shkrim me propozim për verifikimin e mandatit të secilit deputet veç e veç.
Kuvendi e verifikon dhe e voton në tërësi raportin e Komisionit Verifikues. Për raportin e Komisionit Verifikues bëhet vetëm një verifikim, i cili nuk mund të zgjasë më shumë se një ditë. Votimi sipas raportit bëhet pas përfundimit të verifikimit, por jo më vonë se ora 24:00. Nëse Komisioni Verifikues konteston zgjedhjen e një deputeti të veçantë, i propozon Kuvendit që të shtyjë verifikimin e mandatit të tij. Për çdo propozim për shtyrjen e verifikimit të mandatit të deputetit, Kuvendi diskuton dhe vendos veçmas brenda afatit. Kuvendi mund të shtyjë verifikimin e mandatit të deputetit dhe me konkluzion t'i kërkojë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që të bëjë vëzhgimet e nevojshme, për të kontrolluar ligjshmërinë dhe rregullsinë e zgjedhjeve të kryera dhe në afat prej 30 ditësh të njoftojë Kuvendin për këtë. Deri në marrjen e njoftimit të KSHZ-së, deputeti të cilit i është shtyrë verifikimi i mandatit, nuk ka të drejtë të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.
Verifikimin e mandatit të deputetëve që janë bërë deputetë nga lista e kandidatëve për pjesën e mbetur të mandatit, e kryen Kuvendi në seancën e parë pasuese, në bazë të raportit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe me propozimin e Komisionit për çështje të rregullores së punës dhe çështje të mandatit dhe imunitetit.
Kuvendi në seancën konstitutive, me propozimin e të paktën 10 deputetëve, zgjedh Komisionin për Zgjedhjet dhe Emërimet. Në Komision sigurohet përfaqësim adekuat i deputetëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend. Pas propozimit për zgjedhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, bëhet vetëm një verifikim, i cili nuk mund të zgjasë më shumë se një ditë. Votimi për zgjedhjen e Komisionit bëhet pas përfundimit të verifikimit por jo më vonë se ora 24:00.
Kuvendi nga radhët e deputetëve zgjedh Kryetarin e Kuvendit. Për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit bëhet vetëm një verifikim, i cili nuk mund të zgjasë më shumë se një ditë. Votimi për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit bëhet pas përfundimit të verifikimit por jo më vonë se ora 24:00.
Kandidat për Kryetar të Kuvendit mund të propozohet nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ose së paku nga 20 deputetë. Një deputet mund të jetë propozues i vetëm një kandidati për Kryetar të Kuvendit.
Propozimi për kandidat për Kryetar të Kuvendit paraqitet me shkrim në seancën e Kuvendit dhe përmban emrin dhe mbiemrin e kandidatit me të dhëna dhe shpjegime biografike, si dhe emrat dhe mbiemrat e deputetëve që parashtrojnë propozimin dhe nënshkrimet e tyre personale.
Nëse paraqiten dy ose më shumë propozime për kandidat për Kryetar të Kuvendit, radha e kandidatëve për Kryetar të Kuvendit përcaktohet sipas renditjes alfabetike të mbiemrave të tyre.
Kryesuesi drejton votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nëse Kuvendi vendos të zgjedhë Kryetarin e Kuvendit me votim të fshehtë, kryesuesi i seancës ndihmohet në zgjedhje nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe tre deputetë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi me propozimin e Kryetarit nga radhët e deputetëve që bëjnë pjesë në parti të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend.
Një deputet ka të drejtë të votojë vetëm për njërin nga kandidatët e propozuar për Kryetar të Kuvendit. Nëse një deputet voton për disa kandidatë për Kryetar të Kuvendit, vota e tij konsiderohet e pavlefshme.
Kryetar i Kuvendit zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Nëse për Kryetar propozohet një kandidat dhe nuk e merr shumicën e nevojshme të votave gjatë votimit të parë, e gjithë procedura e zgjedhjes përsëritet. Nëse për Kryetar propozohen dy kandidatë dhe në votimin e parë asnjëri prej kandidatëve nuk merr shumicën e kërkuar të votave, votimi përsëritet.
Nëse për Kryetar të Kuvendit propozohen tre ose më shumë kandidatë, votimi përsëritet për dy kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave në votimin e parë.
Nëse ndër kandidatët me numrin më të madh të votave ka kandidatë me të njëjtin numër votash, votimi përsëritet për të gjithë kandidatët me numrin më të madh të votave. Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën e kërkuar të votave në rivotim, e gjithë procedura e zgjedhjes përsëritet.
Në një seancë tjetër do të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit, ndërsa numrin e nënkryetarëve e përcakton Kuvendi me propozim të Kryetarit të Kuvendit. Nënkryetarët zgjidhen nga radhët e deputetëve që u përkasin partive të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend. Një nga nënkryetarët zgjidhet nga radhët e deputetëve që i përkasin partisë politike të përfaqësuar në Kuvend, e cila është partia më e madhe opozitare. Të paktën një nga nënkryetarët zgjidhet nga gjinia më pak e përfaqësuar.