Seancë e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Sport
- Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:53, 27 shkurt, 2024

Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport.
Anëtarët e Komisionit do të diskutojnë rreth Propozim-ligit për luftë kundër dopingut në sport dhe parandalimin e tij, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, si dhe për Propozim-ligjin për themelimin e Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir, në lexim të parë.
Foto: Arkivi i MIA-s